Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti Bujqesor i Tiranes - ose siç njihet ne gjuhen e perditshme Universiteti i Kamzes, eshte krijuar me 1 nentor 1951 si Institut i Larte Bujqesor (ILB), me statusin e nje Universiteti, me 1991 u emertua Universiteti Bujqesor i Tiranes (UBT).
E shte Kampusi unikal universitar ne Shqiperi, vendosur ne nje kodrine te pyllezuar, ne periferine veri perendimore te Tiranes, vetem 7 km nga qendra e Qytetit.
Deri ne vitin 1990 universiteti ishte i organizuar ne kater fakultete (Agronomi, Ekonomi Agrare, Inxhinieri Pyjore dhe mjekesi veterinare) me rreth 6000 studente e 480 pedagoge.
Ne vitin 1992-1994, permes asistences se dy projekteve SARA, te financuar nga qeveria e Sh.B.A.-se (USAID) dhe atij GTZ te financuar nga qeveria Gjermane, u krye ristrukturimi akademik i universitetit. Nje nder universitetet me te mira ne ballakan,te asaj kohe.Por me ardhjen e demokracise ne Shqiperi , ky universitet e humbi rendesine e vet dhe perseri keto vitet e fundit ai po perpiqet te kthehet ne nje universitet i nje niveli te larte dhe mjaft i rendesishem,pasi vete fakultetet me departamentet qe ai mbart ne vetvete,jane mjaft te rendesishen ne zhvillimin e nje vendi.
Universiteti u riorganizua ne tri fakultete: i Bujqesise (bashkim i Agronomise + Zooteknise + Ekonimise Agrare) ne 7 Departamente, dhe 10 diploma, i Shkencave Pyjore ne 2 departamente dhe 2 diploma, i Mjekesise Veterinare me 3 departamente dhe 1 diplome, dhe nje njesi nderfakultetore. Aktualisht universiteti ofron 13 diploma, 10 drejtime Masteri dhe ndjekin doktoraturen 50 punonjes, ne fushat e: Agromjedis dhe Ekologji, Hortikulture dhe Mbrojtje Bimesh, Permiresim Gjenetik i Bimeve, Shendet Publik Veterinar, Klinik e Kafsheve, Drejtimi dhe Menaxhimi i Fermave, Politike Agrare, Mbareshtim i Kafsheve, Shfrytezimi i Pyjeve dhe Perpunim i Drurit etj
Si qendra me e madhe e edukimit dhe kerkimit shkencor ne fushen e bujqesise dhe ushqimit, eshte iniciator i lidhjeve te shkences me prodhimin. Keto lidhje jane konkretizuar permes marreveshjeve te lidhura me biznesin shqiptar.
Bazuar ne bashkepunimet e shumta me shtete te ndryshme si:me Universitetin e Hohenheimit-Stuttgart, Universitetin Humboltd-Berlin, Universitetin e Bonit, Universitetin e Gotingenit, ne Gjermani; Universitetin e Viterbos , Universitetin e Potences, Universitetin e Udines, IAM-Valenzano, Universitetin e Barit, ne Itali; Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror te Virxhinias, Universitetin e Atlantes, Universitetin e Kolorados, Universitetin Georgia, Universitetin e Oklaomes, ne Sh.B.etj synohet qe Universiteti Bujqesor i Tiranes te integrohet ne sistemin evropian 3+2, Bachelor dhe Master, te njohjes dhe ekuivalentimit te diplomave, te intensifikimit te bashkepunimit ne ndermarrjen e kerkimeve shkencore te perbashketa dhe ne shkembimin me te gjere te stafit akademik, te studenteve dhe personelit administrativ, ne organizimin e seminareve, Workshopeve, konferencave te perbashketa.
Universiteti perbehet nga 5 Fakultete:
- Fakulteti i Mjekesise Veterinare
- Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit
- Fakulteti Shkencave Pyjore
- Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit
- Fakulteti i bujqesise dhe i mjedisit
- Fakulteti i Mjekesise Veterinare me keto departamente:
- Departamenti i lendeve morfofunksionale
- Departamenti i lendeve para klinike
- Departamenti i lendeve klinike
- Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit me keto departamente:
- Departamenti i bioteknologjise
- Departamenti i biologji-kimise
- Qendra eksperimentale e veres
- Fakulteti Shkencave Pyjore:
- Departamendti i pyjeve
- Departamenti i industrise se drurit
- Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit:
- Departamenti i drejtimit te agrobiznesit
- Departamenti finance - kontabilitet
- Departamenti ekonomi dhe politike agarare
- Fakulteti i bujqesise dhe i mjedisit:
- Departamenti i prodhimit bimor
- Departamenti i prodhimit shtazor
- Departamenti i agromjedisit dhe i ekologjise
- Departamenti i hortikultures
- Departamenti i mbrojtjes se bimeve
